Friday, July 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Blog Faqe 9598

Njëzet futbollistët më të paguar në botë (FOTO)

0

Revista Forbes ka publikuar listën prej 20 lojtarëve që përfitojnë më shumë gjatë një viti kalendarik

Cristiano Ronaldo e Lionel Messi prijnë në listën e lojtarëve që përfitojnë më së shumti gjatë një viti kalendarik.

Fitimet e përmendura nga Forbes vijnë nga paga e bonuset që u jep klubi, plus të ardhurat e tjera që futbollistët fitojnë nga shitja e imazhit të tyre.

Edhe në këtë renditje, dy të parët janë Ronaldo e Messi, shumë të shkëputur nga të tjerët.

Express/D.I.

20

19

18-17

16

15

14-13

12-11

10-9

8-7

6-5

4-3

2-1

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

(Foto) Politikanët e përfshirë në skandalet më të mëdha seksuale

0

Abuzimi seksual, përdhunimi i punëtoreve, seks në Zyrën Ovale, prekja e burrave të panjohur në një tualetet publik… janë disa nga skandalet më të turpshme të sunduesve politikë të botës.

Idealistë, qëllimi i të cilëve ishte që ta bëjnë botën më të mirë, apo egomaniakë të korruptuar që ushqehen me potencialin e fuqishëm që e kanë në duar?

Çfarëdo që mendoni për ta, një pjesë e vogël e tyre që janë në gjendje t’i lejojnë vetes gjithçka përtej kufijve të ligjshëm.

Pa marrë parasysh se sa të mëdha janë problemet në të cilat bota gjendet, pa marrë parasysh se sa të nxehta janë temat nga të cilat varet ekzistenca jonë – e me të cilën menaxhojnë politikanët e fuqishëm – një gjë është e sigurt: seks skandalet e tyre do të errësojnë të gjithë “vrimat” dhe sukseset që kanë bërë, shkruan net.hr, transmeton Telegrafi.

Vëmendja që ia përkushtojmë skandaleve seksuale të politikanëve nuk ka të bëjë vetëm me faktin se disa nga ta janë zënë me pantallonat poshtë, por edhe më shumë se kaq. Këto skandale tregojnë se politikanët nuk janë njerëzit tek të cilët mund të besojmë verbërisht. Nëse thyejnë betimet e martesës, kodin familjar, si mund të kemi besim për gjëra më të mëdha?

Më poshtë do të mund të lexoni për dhjetë skandalet më të mëdha në historinë politike të botës.

1. Mark Foley

Mark Foley ishte republikan i spikatur dhe kongresist, karriera e të cilit është shkatërruar më 2006. Ai u akuzua se djemve që bënin praktikë në Dhomën e Përfaqësuesve, u kishte dërguar porosi me përmbajtje seksuale. Udhëheqja e Partisë Republikane e detyroi të japë dorëheqje.

2. Larry Craig

Senatori Larry Craig u arrestua 2006 në aeroportin e Minnesotas për shkak të sjelljes së tij të pistë. Atë e lajmëroi një burrë që nuk dinte se fjala ishte për një politikan të fuqishëm. Ky burrë tha se Craig shikonte nën dyer dhe se prekte këmbët e personit që ishte në WC-në pranë tij. Ai nuk hiqte dorë, kështu që personi i sulmuar disa herë e lëvizte këmbën. Craig ka paguar një gjobë prej 500 dollarëve dhe i kaloi 10 ditë në burë. U dënua me një vit me kusht.

3. Eliot Spitzer

Guvernatori i New Yorkut, Eliot Spitzer, u bë i njohur për publikun botëror më 2008, kur dolën në sipërfaqe hetimet nga administrata tatimore. Pas monitorimit të transferimit të 10 mijë dollarëve, autoritetet kanë zbuluar një skandal tronditëse seksual: Elioti ishte Klienti Nr.9, i cili për një orë seks me një prostitutë kishte paguar një mijë dollarë. Dhe këtë jo vetëm një herë. Eliot dha dorëheqje.

4. Thomas Jefferson

Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara dhe autori kryesor i Deklaratës amerikane të Pavarësisë, e gjeti veten në qendër të një skandali, kur nëpunësit e pakënaqur të Zyrës së tij thanë se ai e mban aty një robëreshë. Në fakt ajo e shërbente si konkubinë – ishte dashnorja me të cilin ka bërë edhe shtatë fëmijë.

5. Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, për vite me radhë përmendej për ahengjet e zhurmshme, në të cilat kishte edhe vajza të mitura. Një nga to ishte valltarja marokene Karima El-Mahroug, e njohur më mirë me pseudonimi Ruby, me të cilin ish-kryeministri italian kishte bërë seks. Atëherë ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

6. Gary Hart

Më 1987, ky demokrat ishte një yll në politikë. Kur nisën të përhapen aferat se ka lidhje jashtëmartesore, Hart u tregua i guximshëm dhe i provokoi mediat që ta ndjekin pandërprerë. Mediat këtë e bënë dhe shpejtë ai u zu me dashnoren e tij. Vetëm një javë më vonë, Hart ra rënë nga gara për presidentin amerikane, dhe u zëvendësua nga Michael Dukakis (që u mund nga George H.W. Bush).

7. Bill Clinton

Skandali i Bill Clintonit dhe Monica Lewinskyt tingëlloi si një bombë. Në publik u shfaqën bisedat e xhiruara në mes të Lewinskyt dhe shoqeve të saj, ku ajo flet për lidhjet që ka me presidentin amerikan. Xhirimet më 1998 dorëzuan hetuesit special Kenneth Starr. Gjithë historia u zvarrit shumë në publik, me shumë detaje dhe intriga seksuale në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Pas kësaj, Clinton u rrëfye publikisht.

8. Moshe Katsav

Ish-Kryeministri izraelit ishte në qendër të një prej skandaleve më të ndyta politike në histori. Ai u detyrua të japë dorëheqjen për shkak se shumë punëtore e kanë akuzuar për abuzim seksual, madje edhe dhunim. Ndonëse gjatë gjithë kohës thoshte se është i pafajshëm dhe se pohimet e tilla i kanë nxitur kundërshtarët politikë, ai megjithatë u akuzua për dhunim. Ai e bëri një marrëveshje përmes së cilës shmangu burgun, por nami i keq e ndjek në tërë botën.

9. Jeremy Thorpe

Thorpe në vitin 1967, si 38 vjeçar, u bë lider i Partisë Liberale Britanike. Dy vjet më vonë, një njeri i quajtur Norman Scott, tha se ata ishin dashnorë. Në atë kohë homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm në Britani, kështu që u detyrua të japë dorëheqje. Por, kjo nuk është e tëra. Ai akuzohet për vrasjen e Scottit. Ndonëse u lirua më 1979, nuk arritur kurrë ta pastrojë njollën në emrin e tij.

10. John Profumo

Ish-Sekretari i Luftës, John Profumo, përziente me Christine Keeleren, valltaren dhe dashnoren e meshkujve të fuqishëm, në mesin e të cilëve ishte një anëtar i KGB-së ruse. Kur skandali doli në publik, kjo u përcoll edhe me fundosjen e tërë qeverisë së atëhershme britanike të kryesuar nga Harold Macmillan.

ma.ma

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 13 Maj

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 13 Maj – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 13 Maj

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Thaçi humor me pasionin e Ramës për basketbollin

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook për ndeshjen e basketbollit që ka shikuar në Prishtinë, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin ai e ka përshkruar si “tifoz të zjarrtë të basketbollit”.

“Me kryeministrin Edi Rama, tifozin e zjarrtë të basketbollit, e shikuam lojën e sotme në mes të KB Sigal Prishtina dhe KB Peja në Pallatin e Rinisë,referon Expres.

thaci2_1463085742-8907337

 

Për atmosferën e jashtëzakonshme u përkujdesën tifozët, kurse unë u përkujdesa më shumë për Edin, që si pasionant i madh për basketbollin, të qëndronte në tribunë dhe jo në fushë. HTH”, ka shkruar Presidenti Thaçi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social.(b,an)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Golem”, thellohet skandali, pika e karburantit fitoi tenderin e rrugës

0
“Golem”, thellohet skandali, pika e karburantit fitoi tenderin e rrugës

Shoqëria “Pienvis”, e cila ishte përfituesja e vetme në rrugë nga mungesa e trafik-ndarëses në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë i së shtunës, ku humbën jetën dy të mitur, rezulton të jetë edhe firma përfituese për mirëmbajtjen e aksit rrugor.

“Pienvis” është përfituese e një tenderi 300 milionësh për të mirëmbajtur segmentin rrugor Plepa– Rrogozhinë së bashku me një firmë tjetër.

Mbrëmjen e së enjtes, pak orë pas arrestimit të dy zyrtarëve, kjo firmë ka filluar të mbyllë të gjitha hyrje-daljet në autostradë përtej fshatit Qerret, të cilat më parë nuk kanë qenë në projektin ekzistues, madje edhe aty ku nuk ka rrugë dytësore.

Por pavarësisht faktit se i gjithë skandali u zbulua për shkak të tragjedisë, vendi ku ai ndodhi vazhdon të jetë pa barrierë mbrojtëse duke lënë të hapur rrugën për të hyrë në karburant.

Prokuroria e Kavajës urdhëroi në mesditë arrestimin e dy zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Dritan Fejzo, drejtori Juridik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bib Gjomakaj, drejtori Rajonal i Autoritetit Rrugor të Tiranës. Të dy zyrtarët e lartë u arrestuan pas një hetimi që nisi i fill pas aksidentit të rëndë të shtunën e kaluar, ku humbën jetën dy fëmijë.

Organi lokal i akuzës e nisi procedimin penal me nismën e saj pas aksidentit të rëndë dhe raportimit në media se trafik-ndarëset ishin hequr pikërisht në vendin e aksidentit për të favorizuar një pikë karburanti.

/ Top Channel

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shopping në Gjermani? Ja axhenda që ndoqi ministrja Kodheli

0

Sot disa portale publikuan një lajm të një gazete të përditshme gjermane, “Hamburg Morning Post” e cila shkruante se ministrja shqiptare Mimi Kodheli kishte hyrë në “Alsterhaus” në Hamburg, që është një top listën e 10 qendrave me atraktive turistike të Hamburgut por edhe qendër tregtare. Sipas gazetës gjermane, ministrja Kodheli ka hyrë të bëjë pazar.

Lexo.al, për të konfirmuar nëse Mimi Kodheli, ministrja e jonë e Mbrojtjes, ishte në Gjermani për takime të rëndësishme pune apo edhe për pazaret e saj, kontaktoi me Atasheun e Shqipërisë në Berlin, zotin Arben Demollari, duke i kërkuar kështu axhendën e plotë të takimeve të Kodhelit.mailiKujtojmë që axhenda është punuar nga të dyja palët, në fund u miratua dhe u realizua sic është përshkruar në versionin e bashkangjitur.

Demollari na u përgjigj duke na mundësuar kështu nëpërmjet palës gjermane axhendën zyrtare të ministres Kodheli në Berlin dhe Hamburg ku ishte e ftuar nga homolog’ja gjermane Ursula von der Leyen.

1Lexo.al sjellë më poshtë axhendën e plotë, ku shihet qartë që takimi në “Alsterhaus” ka qenë e paracaktuar në programin zyrtar, duke hedhur poshtë kështu median gjermane, nga e cila buroi edhe raportimi në portalet shqiptare.

2

Siç vihet re nga e-mailet, ka qenë pala gjermane dhe pala shqiptare që kanë dhënë informacionin dhe janë treguar e gatshme për çdo informacion tjetër./ lexo.al

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Leja mban firmën e Bashës, studimi: 17-katëshi, i rrezikshëm për digën (Faksimile)

0

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, se leja e ndërtimit të ‘Gener 2’ është dhënë nga Rama.

Në një njoftim shpërndarë për mediat, Bashkia sqaron se vendimi për dhënien e lejes, në fakt është marrë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve. Moratoriumi në fjalë është vendosur në datën 22 gusht të 2014, ndërsa leja mban datën e 14 shtatorit të po këtij viti.

“Leja është dhënë në kundërshtim me vendimin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili ka miratuar edhe “Studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”, duke theksuar rrezikshmërinë e ndërtimeve nën Digë” – deklaron Bashkia.

Sipas këtij institucioni, leja është dhënë pa pasur një Plan të Detajuar Vendor. Siç shihet nga faksimilja e mëposhtme, leja për ndërtimin e 17-katëshit mban firmën e ish-kryebashkiakut Lulzim Basha. Gjatë seancës së sotme, Berisha tha se leja jo vetëm është firmosur nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, por edhe është prezantuar prej tij si pjesë e planit urbanistik në Këshillin e Rregullimit të Territorit. (javanews.al / a.r)

d6b444eb-dd13-4053-8f14-fac789134c58

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dokumenti / Ja vendimi që vrau dy fëmijë

0

Dokumenti / Ja vendimi që vrau dy fëmijë

Ky është vendimi Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë që i tha të drejtë karburantit në pronësi të familjes së shefit të kabinetit të ministrit Haxhinasto të heqë barrierat mbrojtëse në rrugë.

Vendimi mban datën 29 Mars 2011 dhe firmën e gjyqtarit Luan Lusha.

Sipas këtij vendimi, pranohet kërkesa e shoqërisë “Pienvis” me pronar Pilo Keri për pezullimin e punimeve në rrugën Plepa-Golem për bllokimin e hyrje-daljeve në Karburant.

Ishte pikërisht mungesave e këtyre barrierave që çoi në aksidentin tragjik të së shtunës ku vdiqën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç, motër e vëlla./ DITA/

vendim gjykate shkalla e pare

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx