Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -PD RAMA JEP ANEKSIN E STADIUMIT “Q STAFA” PËR BANDAT, BASHA DO TA BËNTE LULISHTE
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Në Kosovë kam parë gjëra të tmerrshme, kujton ushtari 16 vjeçar i KFOR-it
Ish-pjesëtari i regjimentit të këmbësorisë “Green Howard” të Britanisë së Madhe, që ka qenë edhe ushtari më i ri që ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave të NATO-s, ka treguar se si ushtria ia ka formësuar jetën e tij.
Derek “Degga” Maude, 34-vjeç, nga Roseworth, Stockton, Angli, ka qenë vetëm 16 vjeç dhe sapo e kishte lënë shkollën ishte nisur për në Obiliq për të luftuar në luftën e Kosovës më 1999.
Fillimisht ai ishte caktuar që të shkonte në Irlandën veriore në një turne paqeruajtës, por ishte cilësuar si shumë i ri. Megjithatë, atij i ishte lejuar që të shkonte në zonë lufte.
Derek, tani baba i tre fëmijëve, siç transmeton Koha.net, ka thënë: “Para se të hyja në Ushtri, po e humbja rrugën në jetë, futesha në shumë telashe dhe shoqërohesha me banda të gabuara.
Ikja nga shkolla dhe rrija me më të mëshuar të cilët më fusnin në shumë telashe. Në fund kuptova se më duhej ta rregulloja jetën dhe kështu vendosa të hyja në Ushtri. Isha vetëm 16 vjeç aso kohe; i sapo dalë nga shkolla”.
“Ishte e çuditshme se si Ushtria nuk më lejoi të shkoja në një turne paqeruajtës në Irlandën Veriore, pa asnjë hezitim më dërguan në Kosovë. Nëna ime u desh të nënshkruante deklaratën e pajtimit që unë të shkoja në luftë”, ka thënë Derek, transmeton Koha.net.
Derek, në pesë javët e para, u vendos në Maqedoni dhe më pas u zhvendos në Kosovë ku qëndroi për gjashtë muaj.
“Ishte me shumë rrezik dhe kishte momente kur gjatë kontrolleve të shtëpive na qëllonin me armë zjarri – kishte raste kur gjërat shkonin shumë keq. Kam parë shumë gjëra të tmerrshme që nuk do t’i harroj kurrë, por e dija se e gjitha ishte pjesë e punës.
Isha shumë i vetëdijshëm se isha ushtari më i ri atje, por të gjithë më trajtonin me respekt dhe kam krijuar miq të jetës. Në përgjithësi, në Ushtri u përshtata shumë dhe më pëlqeu i gjithë entuziazmi”, ka thënë Derek për “GazzeteLive”.

Derek qëndroi në ushtri për katër vjet para se të largohej e të martohej. Një ditë, ai kishte parë një fotografi të regjimentit të tij në Maqedoni, kur edhe kishte vendosur të kontaktonte me ish-kolegët e tij ushtarakë.
“Hyra në Facebook dhe i gjeta të gjithë miqtë e mi të ushtrisë dhe vendosëm të takoheshim. Dy prej tyre janë ende në shërbim ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar jetën personale, por do të jetë mrekulli që të ritakohemi”, tha ai, transmeton Koha.net.
Burimi : / Javanews.al

Identifikohemi me simbolin e Shqiponjës por shpendi drejt zhdukjes
Rreth 170 lloje shpendësh janë në zhdukje nga vendi ynë, mes të cilëve edhe shpendi identifikues i trojeve shqiptare, shqiponja.
Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar këtë të hënë në faqen e Fletores Zyrtare.
Vendimi ka hyrë në fuqi sot, ndërsa pak kohë më parë Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.
Pas pelikanit kaçurrel, në listë janë përfshirë edhe një sërë shpendësh, përfshirë Shqiponjat peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja gjarpërngrënëse, Shqiponja perandorake, zgalemi, lejleku, mjellma, skifteri, thëllëza, dallëndyshja etj.















Burimi : / Javanews.al

360° Gradë -RAMA URON KRYESINË E RE DHE I PËRGJIGJET “SHAKAXHINJVE TË PËRPARIMIT”
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -MINISTRIA KODHELI NË 65 VJETORIN E KRIJIMIT TË FORCAVE AJRORE
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Shkallët drejt parajsës, vendi që po mahnitë turistët
Guri 10 milionë tonësh, i njohur si “El Penon de Guatape” në Kolumbi, ofron një pamje mahnitëse – nëse nuk përtoni të ngjiteni shkallëve të shumta.
Guri gjigand ishte formuar miliona vite më parë, dhe për një kohë ishte adhuruar nga indianët.
Për t’u ngjitur në maje të këtij guri duhet të kaloni shumë shkallë, por në fund pamjet që do t’i shihni kur të arrini majën ju bëjnë të mendoni se ngjitja ia ka vlejtur, transmeton Gazeta Express.
Kjo eksperiencë është bërë një atraksion i njohur në Guatape, me turistët e huaj të cilët ngjiten dhe kënaqen me ishujt e bukur që rrethojnë liqenet.
Shikojeni se si duket ky vend:



Burimi : / Javanews.al

Festa e Juventus nuk shkoi dhe aq mirë, Pogba u përplas në shesh! (Video)
Paul Pogba është rrëzuar keq gjatë festës së titullit të Serie A.
Njëri nga më meritoret për titullin e pestë të Juventusit në Serie A, Paul Pogba e ka pësuar keq gjatë festës së skuadrës.
Ai është rrëzuar gjatë vallëzimit të tij, por për fat të mirë ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Ai për të bërë edhe me qesharake rrëzimin e tij, ka filluar të vallëzojë, kinse nuk ka ndodhur asgjë. /Express
Burimi : / Javanews.al
Prezantohet logoja e re për Lojrat Olimpike të Tokios 2020
Organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio për vitin 2020, paraqitën logon e re të Lojrave.
Autori i logos fituese është projektuesi japonez Asao Tokoro.
Logo është një rreth dhe ka dizajnin e një fushe shahu, me fushë të bardhë dhe tri variante ngjyrash vjollcë-blu me kuti drejtkëndëshe, që simbolizojnë vende dhe kultura të ndryshme.
Dizajni fitues është një prej 14,599 propozimeve dërguar organizatorëve që jane marrë në një konkurs publik. Dizajni original i Kendira Sana u refuzua vitin e kaluar me akuzën e plagjiaturës, referuar BETA.

Burimi : / Javanews.al

VIDEO/ Kjo është roveshata më e bukur në historinë e futbollit… gol nga 27 metra !
Keni dëgjuar ndonjëherë për një futbollist kilian të quajtur Javi Gomez? Nuk besojmë se ju ndihmon nëse ju themi që luan me Socuellamos, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.
Një futbollist anonim nga Kili ka shënuar atë që shumë mirë mund të jetë goli më i bukur me roveshatë që është shënuar ndonjëherë në historinë e futbollit. Në derbin e së dielës ndaj Toledos, në kategorinë e tretë të Spanjës, Gomez u hodh në roveshatë nga 27 metra dhe shënoi. Me shpinë nga porta, Gomez ndaloi fillimisht topin me gjoks dhe me një lëvizje të shpejtë goditi me roveshatë me këmbën e djathtë. Goli u bë edhe më i veçantë duke qenë se Socuellamos fitoi 1-0 ndeshjen.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ivM7A7SpDOs]
/ TCh
Burimi : / Javanews.al


