Ballina Blog Faqe 9609

Fotot/ Fenomeni i frikshëm, ja si u skuq qielli në El Salvador

0

Një qiell i kuq u shfaq mbi një fshat në El Salvador, Amerikë Qendrore, duke shkaktuar panik tek banorët të cilët ishin duke kryer një shërbim religjioz.

Qielli tronditës, i përshkruar si “top gjigant i kuq”, frikësoi shumë banorë të cilët kishin përfunduar një shërbim religjioz në kishën ‘Horem Ebenezer’ në Chalchuapa.

Shumë prej banorëve u frikësuan se kjo është një shenjë e apokalipsit.

Efekti misterioz në qiell zgjati vetëm disa sekonda, por la qiellin me një shenjë rozë më pas.

Shumë evangjelistë besojnë se njerëzimi është duke jetuar “fundin biblik të kohërave” dhe se ardhja e apokalipsit po afrohet. Fotografitë e qiellit të kuq u shfaqën në një ueb-faqe lokale të një gazetari nga El Salvador.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Flakë për Flakë – Kastriot Tusha me studentet pjesa 1 – dt 22/04/2016

0

Web: http://zjarr.tv/ Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Flakë për Flakë – Kastriot Tusha me studentet pjesa 2 – dt 22/04/2016

0

Web: http://zjarr.tv/ Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360 Gradë -SAMITI DY DITOR NE SELANIK

0

Web: http://zjarr.tv/ Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360 Gradë -REALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI SMILE 4

0

Web: http://zjarr.tv/ Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360 Gradë -RAMA SALIUT NUK I SHKON MBRAPA NJERI AS PER XHAKETEN JO PER ARMET

0

Web: http://zjarr.tv/ Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360 Gradë -ILIR META PRITI PRESIDENTIN E BUNDESTAGUT GJERMAN

0

Web: http://zjarr.tv/ Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dita e Tokës/ Bashkia e Tiranës mbjell 350 pemë në parkun pranë ish fushës së aviacionit

0

Në ditën Ndërkombëtare të Tokës, Bashkia e Tiranës ka vendosur në ish Fushën e Aviacionit në Laprakë një numër prej 350 pemësh të llojeve të ndryshme. Nënkryetari i Bashkisë Mazniku tha se së shpejti parku në këtë zonë do të ketë një tjetër dimension.

“Sot po mbillen mbi 300 pemë të llojeve të ndryshme për t’i dhënë një jetë të re këtij parku. Ky kontribut është një mesazh i rëndësishëm që secili prej nesh, si qytetar i Tiranës, duhet të japë diçka për të përmirësuar qytetin. Sigurisht, ne e bëjmë këtë përmes taksave, por duhet ta bëjmë edhe në mënyrë aktive, duke kontribuar për qytetin.”, tha Mazniku.IMG_1345

Ky aksion vjen edhe në kuadër të angazhimit që ka marrë Bashkia e Tiranës për të mbjellë 1 mijë pemë çdo muaj në Tiranë. Deri më tani Bashkia e Tiranës ka mbjellë në parqe dhe në rrugët e Tiranës më shumë se 9 mijë pemë.

“Jemi këtu si pjesë e aksionit të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të Ditës së Tokës, së bashku me një pjesë të punonjësve të saj, të cilët përveç se janë punonjës të qytetit që punojnë 365 ditë për qytetin, kanë kontribuar individualisht për të mundësuar që në këtë park të mbillen më shumë pemë”, tha Mazniku.

Ai shtoi se shembulli i dhënë nga punonjësit e administratës së bashkisë duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit në qytet.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pse u vra ushtari i UÇK?

0

Në mbrëmjen e së enjtes afër Drenasit është gjetur i vrarë një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me inicialet B.C, i moshës 37 vjeçare. Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar.

Rreth orës 20:30 në një mal, afër Korreticës së Epërme të Drenasit është gjetur një trup i pajetë.Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë në regjionin e Prishtinës, ka thënë për Gazetën Express se stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur në Korreticë të Epërme, është e vrarë.

“Rreth orës 20:30, njësitë policore kanë gjetur një trup të pajetë në Korreticë të Epërme. Stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur është e vrarë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se Policia e Kosovës është duke punuar në ndriçimin e rastit dhe se trupi i pajetë është dërguar për autopsi, referon Express, që shton se i ndjeri jetonte jashtë dhe kishte ardhur për pushime.

ushtari-1461273795-4853572_1461306224-5105188

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Leja e ndërtimit të parkut të lojërave të liqeni

0

Bashkia e Tiranës ka paraqitur në Gjykatën Administrative lejen e ndërtimit për Parkun e Lodrave te Liqeni. Dje Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Shoqërisë Civile, për ndalimin e e punimeve, të cilat do të vazhdojnë.

Leja është dhënë më 3 mars 2016, por punimet kanë filluar që në shkurt.

leje ndertimi kendi i lojerave

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx