360° Grade -TE ULEN TAKSAT, JAKA NUK FATUROHEN PRODUKTET VENDASE
Cifti filmohet duke bërë seks në një plazh publik [Video]
Policia britanike ka nisur hetimet ndaj një çifti, që është filmuar duke bërë seks në një plazh publik.
Për momentin identiteti i protagonistëve nuk dihet.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin Clacton dhe është filmuar nga një kalimtar, që e ka postuar videon online.
https://www.youtube.com/watch?v=K_eVBPrFeNI
360° Grade -BASHA QEVERIA NJOHU DESHTIMIN NE BLEDHJEN E TE ARDHURAVE
360° Grade -META, REZERVA PER POLITIKEN FISKALE DHE INVESTIMET
Përse nuk është mirë të pihet uji që gjatë natës ka ndenjur në gotë?
A do të thotë që uji mbase është prishur apo është fjala për diçka tjetër?
Uji i zakonshëm, për dallim nga ushqimi, nuk përmban sheqer as albumina për ç’shkak është më lehtë të ndotet me mikrobe, transmeton Telegrafi. Për shijen e çuditshme të ujit, i cili ka ndenjur në gotë gjatë natës ekziston sqarimi.
Në të vërtetë, meqë uji i është ekspozuar ajrit, ka thithur pak dyoksid karboni dhe një pjesë e CO2-shit është shndërruar në thartinë karboni, gjë që do të thotë që uji në ajër ndryshon përbërjen e vet kimike, transmeton Discovey News.
Kur thartira karbonike liron një apo dy protone, dhe shndërrohet në bikarbonat apo karbonat, atëherë ul Ph-në e ujit për ç’shkak uji ndryshon shijen.
A ia vlen të lihet uji të qëndrojë gjatë natës në gotë nuk do ta kuptoni lehtë edhe kur t’jua rikujtojmë që uji i është ekspozuar baktereve, pastaj në të ka përfunduar një sasi jo e konsiderueshme e pluhurit.
Kjo nuk do të thotë që uji është prishur, mirëpo për shkak gjithë kësaj që gjatë natës është grumbulluar në të, duhet të mendojmë dy herë a duhet të pimë apo jo.
Zjarr Televizion: Zbardhi – HOROSKOPI
Shqipëria në histori, në vendin e 22-të të FIFA-s
Dita e nesërme mund të jetë ditë historike për Shqipërinë. Për herë të parë kombëtarja jonë do të jetë në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Fitorja e fundit me Francën dhe pikët e fundit në tavolinë që morëm nga ndeshja me Serbinë, na fluturojnë kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës.
14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë nesër zyrtarisht kombëtarja shqiptare. Një histori më vete kjo, pasi brenda 2 muajve kuqezinjtë ngjisin 29 vende.
Por jo vetëm kaq, Shqipëria është skuadra që do të ngjitet më shumë në 50 vendet e para dhe jo vetëm. Shqipëria do të lërë pas për herë të parë në historinë e vet futbollistike Francën, Danimarkën, Ganën, USA, Rusinë dhe Suedinë dhe pas 14 vitesh e 7 muajsh do të dalë mbi Bosnjën.
Vetëm një muaj më parë kishin thyer një tjetër barrierë në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë e Xhani De Biazit aktualisht janë në vendin e 36 në klasifikimin e muajit korrik. Ekipi shqiptar ka thyer kështu, rekordin e vet të 2013-ës. Ky është rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohërat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues.
