Ballina Blog Faqe 9835

Shtatë mitet për ISIS-in, zbulohen të pavërtetat

0

Autori i librit “Empire of Fear: Inside the Islamic State”, Andrew Hosken, nga libri i tij në formë të shkurtuar ka nxjerrë në “The Independent” 7 mitet me të cilat, sipas tij, pëfytyrohet grupi terrorist ISIS. Sipas autorit të vërtetat për ISIS-in janë shumë më shumë se njerëzit e zakonshëm dijnë realisht për grupin terrorist, transmeton Indeksonline.

1) ISIS-i është një organizatë relativisht e re terrorizmi që është rritur shpejtë, duke kulmuar me marrjen e Mosulit në vitin 2014

Aspak e vërtetë thotë Hosken. Sipas tij, grupi i ka rrënjët në vitin 2001 kur njihej me emrin si Tawid al Jihad (shq. Monoteizmi dhe Xhihadi), e madje edhe më herët kur themeluesit e grupit luftonin në Afganistan përkrah talebanëve. Që prej atëherë grupi ka ndryshuar emrin të paktën pesë herë.

2) Shpallja e Kalifatit në pjesët më të mëdha të Lindjes së Mesme në korrikun e kaluar ishte e padëgjuar deri në atë kohë

Hosken thotë se as kjo nuk qëndron. Ai thotë se grupi ka shpallur Irakun Shtet Islamik në vitin 2006. Lideri i mëpastajshëm ka qenë Abu Omar al Baghdadi, i cili e shpalli veten Kalif, dhe pretendonte të jetë i afërm me Profetin Muhamed.

3) I ashtuquajturi “Kalif” Abu Bakr al Baghdadi u radikalizua kur mbahej në burg në SHBA nga viti 2003, dhe pasi u lirua filloi të kryej sulme ekstremiste

E pamundur thotë Hosken. Sipas tij, tanimë ka prova se Baghdadi ishte një terrorist i rangut të lartë në kohën kur ai kishte rënë në burg, pasi mund të ketë luftuar në Afganistan. Poashtu, është e mundur që ai ka ndarë një shtëpi liderin e parë të grupit, Abu Musab al Zarqaw. Dhe, në kundërshtim me raportet, ai nuk është mbajtur në burgun BUCCA për pesë vite. Ai është mbajtur atje midis periudhës kohore Shkurt-Dhjetor, 2004, dhe më pas është liruar në mungesë provash.

4) Liderët e grupit janë fanatikë islamistë ekstremistë

Përsëri, kjo është një përshtypje e gabuar. Në fakt, më i rëndësishëm ka qenë ndikimi batist i ish-zyrtarëve dhe ushtarakëve të Saddam Husseinit. Sipas Hosken, një pjesë e madhe të liderëve kanë qenë ish-batist. Shteti Islamik është një kombinim i një organizate terroriste me një aparat terrori që ka përvojë të gjatë.

5) Është një organizatë kaotike dhe e dhunshme

Është e dhunshme, por ka metoda për kryerjen e mizorive. Grupi praktikon dhe respekton librin klasik 280-faqësh “The Management of Savagery” (shq. Menagjimi i Egërsisë), një libër që parasheh në detaje se si të ngritet një Shteti Islamik përmes përdorimit të dhunës ekstreme. Ky libër, poashtu, është goxha burokratik, pasi në krye parasheh Këshillin Shura, një kabinet lufte dhe nën-komitetet. Ka qeveritarë të Shtetit Islamik, apo të njohur si “walis” për territoret që kanë nën kontrollë, e madje edhe për vendet që kanë për qëllim t’i pushtojnë, si Arabia Saudite, transmeton Indeksonline. Ka edhe ministri, përfshi edhe Ministrinë për Sulme Kamikaze, dhe një bollëk komisionesh që merren me punët tjera administrative, që nga shëndetësia e deri tek burgjet dhe gjykatat. Madje, në vitin 2012 dhe 2013 Ministria për Sulme Kamikaze ka përpiluar raporte vjetore të detajizuara për të gjitha sulmet vetëvrasëse dhe të tjera. Përgjatë vitit 2013, për shembull, grupi pretendon të ketë kryer 1,083 vrasje.

 

6) Është krijuar nga Al-Qaeda

Hoskes thotë se evidencat qartësojnë se dy grupet Al-kaida dhe ISIS kanë qenë gjithmonë të ndara, që prej ditëve të para të themelimit. Liderët e parë të grupeve, Osama Bin Laden dhe Abu Musab al Zarqawi nuk kanë kaluar mirë aspak. Edhe pse ISIS për dy vite mendohet të jetë identifikuar me emrin “Al- Kaida në Irak”, kjo mendohet të ketë qenë vetëm një “martesë interesi.” Al-Kaida shpesh nuk është pajtuar me veprimet e ISIS-it, madje shpesh e ka kritikuar për shënjestrimin e muslimanëve, veçanërisht muslimanëve shia, dhe për prerjen e kokave të pengjeve nga perëndimi. Al-Qaeda vazhdimisht e ka akuzuar ISIS-in për dëmtim të Xhihadit. Në vitin 2006, lidhja midis dy grupeve u ndërpre përfundimisht me shpalljen e Shtetit Islamik në Irak. Ndërkaq, distancomi final i grupeve ndodhi në vitin 2013 me një deklaratë tjetër të shpalljes së Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS).

7) ISIS-i është një armik i ri për Perëndimin

Tërësisht ide e rreme, thotë Hoskes. Sipas tij, SHBA-ja ka qenë në luftë me grupin që nga viti 2003, gjithsej 12 vite deri tani. Sipas tij, lufta me ISIS-in është pothuajse tri herë më e gjatë se lufta kundër Japonisë dhe Gjermanisë Naziste.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A pini duhan? Kjo recetë do t’ua largojë kollën e duhanit

0

A pini duhan? Kjo recetë do t’ua largojë kollën e duhanit
Autori: Lajmi.net Lifestyle, Receta, Shëndeti 21:30, 24 Korrik 2015

Shumica e njerëzve që pinë duhan vuajnë nga kolla e cila mund të jetë e butë por edhe e rëndë.
Ky është efekti anësor më i zakonshëm i pirjes së duhanit. Nëse jeni në këtë gjendje dhe e keni këtë kollë, pa marrë parasysh se a është e rëndë apo e butë, kjo recetë sigurisht që do t’u ndihmojë.
Më e mira është që ta lini duhanin, për të mos e pasur fare këtë kollë. Por, nëse keni provuar dhe për fat të keq nuk keni arritur që ta lini atë, ju të paktën mund ta largoni apo zvogëloni këtë kollë duke përdorur këtë recetë, transmeton Lajmi.net.

dumbir-i-med

 

Përbërësit e recetës janë uji, kurkuma, sheqeri kafe, xhenxhefili dhe qepa e verdhë.

Receta:
400 gram qepë
1 litër ujë
400 gram sheqer kafe
2 lugë kurkuma
një sasi e vogël e pluhurit të rrënjës së xhenxhefilit

Përgatitja:
Përzieni sheqerin kafe me ujë në një tas. Grini qepët dhe shtoni në tas. Pastaj shtoni kurkumën e pastruar dhe pluhurin e xhenxhefilit. Vendosni tasin me gjithçka që përmban në ujë që të vlojë. Uleni temperaturën menjëherë sapo të vlojë uji dhe mbajeni të ngrohtë derisa gjysma e përzierjes të avullohet.

Largojeni përzierjen nga pllaka e shporetit dhe lëreni për një kohë të qëndrojë në një shishe. Lëreni për dy orë dhe më pas futeni në frigorifer.

Përdorimi:
Pini dy lugë nga ky lëng çdo mëngjes para se të hani ushqim. Përndryshe, ju mund ta merrni atë edhe gjatë natës, 2 orës pas darkës.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja vendimi i çuditshëm i gjyqtarëve per vrasësin e turistëve çekë

0

Cili është vendimi që i dha lirinë e parakohshme Sokol Mjacajt dhe dosja gjyqësore ku akuzohej që bashkë me dy vëllezërit Kodra vranë fëmijën 13-vjeçar, Agim Lera. Krimi për një varëse floriri dhe vendimi i çuditshëm i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, që një prej të dyshuarve kryesorë për vrasje nga dënim me burg përjetë i dha 25 vite dënim, ndërsa Mjacajt menjëherë i fali gjashtë vite.
Nëse ngjarjet do viheshin në peshore, nuk dihet se cila është krimi më i madh; vrasja e dy turistëve çekë nga një 20-vjeçar me rekorde të rënda kriminale, apo lirimi i autorit të dyshuar nga burgu, pa kryer as gjysmën qesharake të një dënimi të dhënë.

Kështu, duke parë dosjen gjyqësore të të dyshuarit Sokol Mjacaj, ngjan se gjyqësori i ka dhënë lirinë e parakohshme jo vetëm për t’u rehabilituar, por indirekt për të kryer një tjetër krim të rëndë, vetëm një muaj pasi la qelinë e burgut.

Burgosja e parë e Mjacajt nis në vitin 2010, kur ai ishte 15 vjeç, pasi mori pjesë në masakrimin për vdekje të 13-vjeçarit, Agim Lera. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Pjollë të komunës Shalë, në vitin 2010.

Dyshohet se Mjacaj në bashkëpunim me vëllezërit Edmond dhe Besnik Kodra vranë në rrethana rënduese një fëmijë vetëm 13 vjeç, për një varesë floriri. Pasi i rrëmbyen varësen, ndaj fëmijës krejt të mitur ushtruan dhunë të rëndë duke i përplasur kokën në gurë dhe më pas mbytur me duar. Për të humbur gjurmët, trupin e fëmijës e hodhën në lumë.

Pak muaj më pas u arrestuan Mjacaj dhe dy vëllezërit Kodra, të cilët ishin në moshë madhore. Ata në gjykatë nuk e pranuan krimin, por sërish për treshen gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës dënoi me burgim të përjetshëm Besnik Kodrën, vëllanë e tij Edmondin me 11 vjet, ndërsa të miturin 15-vjeçar me dhjetë vite. U konsiderua si një “lehtësim” për familjarët e djalit 13-vjeçar të vrarë në mënyrën më të tmerrshme të mundshme, por “drejtësia” di të manovrojë.

Apeli

Që në fillim dy vëllezërit pretendonin pafajësinë, duke mohuar çdo akuzë, por prokuroria përveç disa provave shkencore, kishte edhe dëshminë e Sokol Mjacajt. Ai kishte treguar ngjarjen dhe më pas edhe vendin ku ishte hedhur trupi i fëmijës.

Që të gjitha deklarimet e tij rezultuan të sakta, duke e rënduar pozitën edhe të dy vëllezërve. Për institucionin e akuzës, goditjen fatale të përplasjes së kokës në gurë e kishte dhënë Besnik Kodra, ndërsa vëllai i tij Edmondi dhe Sokol Mjacaj kishin bashkëpunuar dhe dhunuar fëmijën. Gjithashtu rezulton se personi që kishte çuar në “pritë” fëmijën dyshohet se është Sokol Mjacaj.

Teksa vendimi ishte marrë në shkallën e parë të gjyqësorit, avokatët mbrojtës të dy vëllezërve apeluan vendimin. Pikërisht në këtë gjykatë do vinte ndryshimi i madh për të akuzuarit. Gjykata e Apelit, në dhënien e vendimit në vitin 2013, ka pranuar pjesërisht kërkesën për rihapjen e hetimit në ngarkim të tre të pandehurve, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë për Edmond Kodrën, pra dënimin e tij me 11 vjet burg, ndryshimin e vendimit për vëllanë e tij, Besnik Kodra, nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burg, si dhe ndryshimin e vendimit për të pandehurin Sokol Mjacaj.

Ai, nga dhjetë vite që ishte dënuar në shkallën e parë, u dënua me vetëm katër vjet. Pala gjykuese në Apel kryesohej nga gjyqtarja Marina Rraboshta, ndërsa kishte në krah edhe dy anëtarët, kolegët e saj, që ishin në një mendje për ndryshimin e vendimit.

Teksa u dha vendimi, menjëherë në sallën e gjyqit dhe pas saj pati përleshje të ashpra mes familjarëve të të akuzuarve dhe atyre të fëmijës së masakruar. U gjakosën mes tyre, u vranë fizikisht e shumë shpirtërisht familjarët e djaloshit vetëm 13-vjeçar, por kjo ishte drejtësia e dhënë.

Vendimi i diskutueshëm

Fakti që edhe Gjykata e Apelit njohu fajësinë, por zbuti dënimet, ngjalli jo pak reagim. Së pari ajo i njohu si fajtorë të tre personat, por bëri dy “ndere” fort të mëdha. Së pari për të akuzuarin kryesor, Besnik Kodra, pasi për të nga dënim me burg përjetë i dha 25 vite, por pa argumentuar qartë se përse ky vendim gati në ekstrem.

Ndërkohë ka lënë në fuqi vendimin me 11 vite për të vëllanë, ndërsa “mëshiroi” thuajse krejtësisht Sokol Mjacajn, kur për të dha vetëm katër vite burgim, paçka krimit të rëndë që kishte ndodhur. Por sërish asnjë nga gjyqtarët që morën vendimin nuk u procedua, ndonëse familjarët u rivranë pasi vendimi ishte pro të akuzuarve.

Nuk dihet tashmë se çfarë do të ndodhë me treshen e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, ku pas vrasjes së tre turistëve çekë është rikthyer edhe një herë problemi i madh që ndodh me drejtësinë. Ku persona të akuzuar për krime të rënda dënohen pak dhe në një kohë të shkurtër fitojnë lirinë, duke iu rikthyer krimeve dhe lënë pasoja të rënda.

Ai vetëm para një muaji kishte lënë qelitë e burgut të Shën Kollit në Lezhë, por tashmë kreu një krim mjaft të rëndë, duke lënë të vdekur në vend dy turistët çekë që erdhën në Shqipëri për turizëm, por u kthyen në vendlindje me arkivole, pasi ranë në pritë nga një grabitje e mundshme.

Ministri i Rendit dhe kryepolici shigjetojnë gjyqësorin

Në momentin që u konfirmua zyrtarisht se autori i dyshuar i vrasjes së dy turistëve ishte arrestuar nga policia në fshatin Grudë e Re në Shkodër, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në postimin e tij, Tahiri falenderon forcat e policisë dhe banorët e Dukagjinit. Ministri i Brendshëm shprehet se personi i arrestuar ndoshta duhet të ishte në burg për krimet e mëparshme.

“Faleminderit policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut, që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri”, shkroi ministri.

Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se vendimi i gjykatës dhe problemi i drejtësisë në vend po shkakton mjaft probleme. Sepse direkt gjyqtarë të ndryshëm duke dhënë dënime të ulëta, shumë më pak seç e parashikon ligji, sjellin pasoja të rënda. Gjithashtu, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në një prononcim të shkurtër nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës ishte në të njëjtën linjë me ministrin, ndërkohë ka siguruar se rendi do të jetë prioritet kryesor në zonat turistike.

“Dua të siguroj që të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që bëhen pjesë e guidave dhe lëvizjes në Shqipëri se ata do të jenë më se të sigurt tash e tutje. Do të marrim masa që t’u vëmë në dispozicion çdo shërbim”, – tha Çako. Ndërkohë në lidhje me vendimin e gjykatave, duke iu referuar rastit të Mjacajt, kreu i Policisë së Shtetit tha se “jemi duke analizuar në mënyrë të detajuar edhe arsyet pse ky kriminel gjendet jashtë, pasi ka qenë edhe më parë i dënuar për tentativë vjedhjeje me pasojë vdekjen e një fëmije”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bes Kallaku mesazh për pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Dhërmi: Një vezë më shkoi sa një qese hashashi!

0

https://www.youtube.com/watch?v=TgeOWOcqKpU

Çmimet e kripura të hoteleve dhe restoranteve në Dhërmi kanë shqetësuar edhe aktorin e humorit, Bes Kallaku.
Sigurisht, nëpërmjet humorit ai ka bërë një mesazh për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve në formë falënderimi.

Në një mesazh video Kallaku shprehet: “Falënderoj pronarët e restoranteve që duan të bëjnë lekë sa për një vit në vetëm tre muaj. Një vezë e skuqur më shkoi sa një qese hashashi”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Letër komshiut që bën seks të zhurmshëm: Do ta pres ****n

0

Shumë nga ata që jetojnë në pallat kanë probleme me komshinjtë e zhurmshëm. Për shkak edhe të cilësisë së dobët të ndërtimeve, shumica e zhurmave të komshinjve dëgjohet edhe tek ti. Por çfarë ndodh kur komshiu kryen marrëdhënie seksule zhurmshme? Një familjar i ka dërguar një letër komshiut, duke i kërkuar që të mos e teprojë, ndryshe do ia presë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Politikani dhe miku i Tony Blair thith kokainë nga gjoksi i prostitutës

0
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moda e re e bikinit

0

Moda e re e bikinit për sezonin e ardhshëm tregon format dhe ekspozon gjoksin pak. Koleksioni i ri i rrobave të banjës 2016 u prezantua në një sfilatë mode në Majemi. Ato janë me ngjyra të ndryshme dhe me lule.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një Miss topless në plazh!

0


Missi italian Claudia Galanti është shfaqur topless në një plazh Porto Cervo.

Ajo është fotografuar gjatë pushimeve të saj seë bashku me partnerin e saj Tommaso Buti.

Galanti është “pikasur” nga paparacët në një çast kur ishte duke u ndërruar dhe për këtë arsye fotoja ishte e rastësishme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kallashi vjen si një faraone seksi provokon në klipin e ‘Bon bon’

0

Harrojeni Kallashin që keni parë deri më sot. Balerina nga Kosova ka publikuar sot klipin e saj më të fundit të këngës ‘Bon Bon’ dhe duket më seksi se kurrë.

Donjeta Kosumi shfaqet në klip në rolin e një faraoneje joshëse dhe provokon me lëvizjet dhe format e saj, ndërsa teksti është minimalist dhe Kallashi nuk njihet për ndonjë vokal ‘kush e di se çfarë’.

Sidoqoftë kënga do të klikohet pasi valltarja nga Kosova e ka prezantuar veten me publikun dhe ky i fundit mbase nga performancat e saj të guximshme, dëshiron të dijë edhe më shumë për të.

Për më shumë, shihni klipin e Bon Bon:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vildanja nuk lë vend për fjalë!

0

Modelja me origjinë shqiptare Vildane Zeneli nuk di të ndalet këtë verë.

Më seksi se kurrë ajo ka publikuar fotot të reja në Instagram në të cilat shfaqet më joshëse se kurrë më parë.

E veshur me bikini Zeneli shfaqet gjithnjë provokuese për fansat e saj, të cilët gjithnjë janë në pritje të fotove më të fundit prej bukuroshes seksi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx