Emrat e tyre në listën e PD për bashkinë e Tiranës, reagojnë Florian Haçkaj dhe Ermal Hasimja

0
198

Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj kanë reaguar pas përfshirjes së emrit të tyre në listën e kandidatëve të opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës.

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Hasimja shprehet se ndihet i vlerësuar për këtë propozim, duke falënderuar ata që kanë hedhur apo mbështetur idenë e kandidimit të tij.

Postimi i Hasimes:

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.

Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën.”

Ndërkohë, Haçkaj shprehet se është i nderuar nga kjo gjë dhe shton se ky është një vlerësim për rolin që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë për forcimin e opozitës.

Postimi i Haçkës:

“Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.

Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.

Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.

Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë.”

Zjarr Tv Ad