Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi, ku kërkon anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, garë në të cilën nuk u lejua nga Sali Berisha që të merrte pjesë si kandidate.
Pas refuzimit të kërkesës nga Komisioni Zgjedhor në PD, për t’u regjistruar në zgjedhje si kandidate, këtë të enjte Kokalari i është drejtuar me një padi Gjykatës së Tiranës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve dhe çdo vendim tjetër të marrë këto kohë.
Kujtojmë që në zgjedhjet për kreun e PD-së, ishin disa kandidatë që kërkuan të bëhen pjesë e garës për të drejtuar partinë më të madhe të opozitës. Ervin Salianjit, Mereme Selës, Vladimir Mulajt, Alesia Balliut apo Evi Kokalarit, iu refuzua kandidimi, teksa emri i vetëm që demokratët do të votojnë në zgjedhjet e 23 majit është Sali Berisha.




