Flutura Açka për tryezën e opozitës: Një pjesë e atij takimi është problemi

0
0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka shprehet skeptike ndaj përpjekjeve për unifikim të opozitës, duke vlerësuar se kriza që ka kapluar PD-në nuk mund të kapërcehet pa një ndryshim të thellë të brendshëm.

Në një intervistë televizive, Açka komentoi takimin e fundit mes drejtuesve të PD-së, aleatëve dhe shoqërisë civile, duke thënë se iniciativa ishte pozitive në dukje, por e dështuar në thelb, sepse “një pjesë e atyre që u ulën në tryezë janë vetë burimi i problemit”.

“Në përgjithësi opozitarizmi shqiptar, veçanërisht këta të PD-së, vazhdoj të mbetem kritike, skeptike sepse jemi në të njëjtën ligatinë politike, po kjo gjendje që na ka lënë në 11 Maj. Është shumë e vështirë nëse nuk bëjmë një transfuzion, një lëvizje, nuk mund ta ndryshojmë situatën. Iniciativa e djeshme ishte një iniciativë e mirë, por problemi është se një pjesë e tyre është se i bënin osanë Sali Berishës, ishte më shumë një qok për t’u ridimensionuar dhe për t’u thënë me zë të lartë se ky është i pari dhe do ta drejtojë opozitarizmin, pra këtë kemi vendosur të kemi”, tha ajo. 

Zjarr Tv Ad