Saturday, August 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Franca kthen me ‘charter’ 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me...

Franca kthen me ‘charter’ 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

0
26

Vijonë në Rinas, operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili në vendet e BE-së. Sot u kthyen 29 shtetas nga Franca, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë si dhe u deportuan nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze vijuan operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë.

Gjithashtu u deportuan edhe 17 të tjerë me motivin ”Qëndrim i parregullt në territor”, ”Pëfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE -së”, ” Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, ”Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor” dhe ”Refuzim azili në vendet e BE-së”.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare njoftoi se  në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

 

Zjarr Tv Ad