Thursday, March 26, 2026
Ballina Aktualitet ‘Gaminator’ në Fushë-Arrëz: Kapen makineta e tavolina pokeri, ndërsa ‘lojtarët e padukshëm’...

‘Gaminator’ në Fushë-Arrëz: Kapen makineta e tavolina pokeri, ndërsa ‘lojtarët e padukshëm’ mbeten në hije

0
28

Një tjetër goditje ndaj lojërave të fatit u regjistrua në veri të vendit, ku një lokal në Fushë-Arrëz rezultoi të ishte kthyer në një “mini-kazino” të improvizuar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Gaminator”, strukturat e Policisë zbuluan aktivitetin e paligjshëm dhe sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 mijë lekë. Në pranga përfundoi një 30-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim si organizatorë të dyshuar.

Deri këtu, gjithçka duket si një histori standarde suksesi në luftën kundër paligjshmërisë. Por si në çdo lojë fati, pyetja që lind është: a janë kapur të gjithë lojtarët në tavolinë, apo vetëm ata pa letra të forta?

Ndërsa forcat e policisë zhvillonin një operacion të befasishëm duke sekuestruar dy tavolina pokeri dhe disa makineta të paligjshme, një pyetje e vetme po qarkullon në ajër më shpejt se letrat në tavolinë, ku ishte punonjësi i policisë, Arben Islami?

Islami mund të ketë qenë… duke bërë praktikë profesionale në ndonjë tavolinë tjetër. Sepse, siç dihet, për të luftuar fenomenin, duhet ta njohësh nga afër, ndoshta me letra në dorë.

Apo mos ai ishte duke testuar fatin e tij diku tjetër, larg syve të kolegëve gjithmonë në emër të detyrës, sigurisht.

Në sfond të këtyre zhvillimeve, rikthehen në vëmendje edhe raportime të mëparshme mediatike që kanë folur për dyshime mbi përfshirjen e elementëve të ndryshëm në aktivitete të paligjshme, përfshirë edhe brenda strukturave shtetërore. Lista të publikuara pjesërisht ndër vite, sipas mediave, kanë përmendur dhjetëra emra dhe funksione, duke ngritur pikëpyetje mbi thellësinë reale të fenomenit.

Kujtojmë këtu kur Gazeta Shekulli publikoi një pjesë të raporteve ku përmenden 79 emra policësh, ndërsa pjesën tjetër të raportit do ta publikojë në numrin e të enjtes. Ndër 79 emrat e policëve të implikuar ishte edhe Arben Islami, i datëlindjes 01.10.1969, banues në fshatin Buhot të bashkisë Pukë, në atë kohë efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë.

Zjarr Tv Ad