Rripi i Gazës ndodhet në “gjendje gatishmërie” pas dy shpërthimeve në enklavën palestineze që vranë tre policië dhe plagosën dy kalimtarë Oficerët vdiqën në “dy shpërthime që shënjestruan pikat e kontrollit të policisë” vonë të martën në mbrëmje, tha në një deklaratë ministria e brendshme në territorin bregdetar të kontrolluar nga Hamas .
Ministria e brendshme e Hamasit tha se dy vdekje ndodhën pas shpërthimit të parë.
Pothuajse një orë më vonë, një shpërthim i dytë ndodhi në një rrugë kryesore bregdetare në qytet, duke vrarë një oficer tjetër. Njollat e gjakut mbuluan rrugën. Ushtria izraelite mohoi të ketë kryer një sulm ajror, dhe dëshmitarët palestinezë në vendngjarje i thanë AFP se nuk kishin parë avionë sipër.
Rripi i Gazës, shtëpia e dy milion palestinezëve, është në një “gjendje gatishmërie”, tha ministria dhe gazetarët e AFP raportuan një prani të rritur të Hamasit në rrugët kryesore të enklavës.
Autoritetet në Gaza nuk specifikuan natyrën e shpërthimeve. Ushtria izraelite më herët të martën bombardoi një bazë ushtarake të Hamasit pasi luftëtarët e armatosur në Rrip hodhën një predhë përtej kufirit, por tha se nuk kishte kryer ndonjë sulm ajror gjatë natës.
Ngjarjet e së martës ishin më të fundit në një seri incidentesh ndërkufitare që kanë ngritur shqetësime për përshkallëzim të mëtejshëm para zgjedhjeve të Izraelit në 17 shtator. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po lufton për rizgjedhje, me kundërshtarët politikë që bëjnë thirrje për veprime më të ashpra kundër Hamasit.
Të hënën, aeroplanët luftarakë izraelitë goditën ato që ushtria tha se ishin “objektiva terrori në një kompleks ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës veriore, përfshirë zyrën e një komandanti të batalionit Hamas.” Izraeli gjithashtu njoftoi zvogëlimin e gjysmësn së karburantit që tubon në termocentralin kryesor të rripit, duke nënkuptuar një ndërprerje të furnizimit me energji elektrike tashmë në Gaza.
Autoritetet izraelite kanë akuzuar Hamasin si përgjegjës për dhunën e fundit, e cila minon një armëpushim të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Egjipti që parashikon një lehtësim të bllokadës izraelite të Gazës në këmbim të një fundi të operacioneve ushtarake nga enklava palestineze.
Në mënyrë të veçantë, ushtria izraelite akuzon Hamasin se nuk ka bërë sa duhet për të përmbajtur aleatin e saj Xhihadin Islamik, i cili konsiderohet afër Iranit, një armik i Izraelit. Që nga viti 2008, Izraeli ka zhvilluar tre luftëra në Rripin e Gazës, duke vrarë mijëra njerëz, kryesisht civilë palestinezë.
Izraeli ka thënë prej kohësh se e mban Hamasin përgjegjës për të gjithë dhunën nga Gaza, ndërsa Hamasi thotë se Izraeli është përgjegjës për gjendjen e zemërimit dhe presionit të shkaktuar ndaj banorëve të Gazas për shkak të rrethimit të vazhdueshëm.
Ministria e Shëndetit në Gaza tha se që nga fillimi i protestave javore të marsit të madh të kthimit vitin e kaluar, ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 300 demonstrues dhe plagosur 17,000 të tjerë, të cilët u referuan zyrtarisht në spitale.
Shtatë izraelitë gjithashtu janë vrarë.




