Gazin natyror, Kim: Shqipëria mund të bëhet lider në rajon

0
175

Ambasadorja e SHBA në Tiranë bëri me dije se së shpejti kompanitë amerikane do të nisin studimet për gazin natyror në Shqipëri. Në seminarin me temë “teknologjia e gazit të lëngshëm”, Yuri Kim tha se Shqipëria mund të kthehet edhe në një potencial  për rajonin.

“Gazi natyror lëshon më pak dioksid karboni sesa qymyri dhe lëshon sasi të papërfillshëm dioksid squfuri dhe dioksid azoti. Nëse mund të zhvillojmë infrastrukturën përkatëse Shqipëria mund të bëhet një qendër rajonale dhe kjo do të sillte përfitime në ekonominë e Shqipërisë. Do të ishim të kënaqur ta shikonin Shqipërinë lider në rajon”, tha Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad