Monday, August 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet George Frendo në pension, Papa Françesku emëron Imzot Arjan Dodajn Arqipeshkv të...

George Frendo në pension, Papa Françesku emëron Imzot Arjan Dodajn Arqipeshkv të Tiranë-Durrës

0
29
Zjarr Televizion Adccccc

Papa Françesku ka emëruar Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Pasi Imzot George Frendo ka dal në pension, vendin e tij e ka zënë Imzot Arjan Dodaj.

Arjan Dodaj, lindi në Laç të Kurbinit, në Kryediqezën e Tiranë-Durrësit, më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi kishte kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë.

Më 1977 kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit. U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

Më 2017, me miratimin e ipeshkvit të vet, Kardinalit-Mëkëmës të Shenjtërisë së Tij për Dioqezin e Romës, u transferua si meshtar fidei donum në Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, ku kreu këto detyra baritore: Mëkëmës i përgjithshëm, Famullitar i famullisë të “Zemrës së Papërlyer  të Zojës Mbretëreshë” në Gramëz; Drejtues i baritorisë universitare; Sekretar i dytë i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare dhe sekretar i përgjithshëm i Sinodit dioqezan.

Zjarr Tv Ad