Tuesday, August 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Gjendet pa shenja jete në shezlongët në Ksamil një 20-vjeçar francez, dyshohet...

Gjendet pa shenja jete në shezlongët në Ksamil një 20-vjeçar francez, dyshohet se është vrarë me thikë gjatë natës

0
8

Një 20-vjeçar me shtetësi franceze është gjetur pa shenja jete orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në shezlongët e plazhit në Ksamil.

Sipas raportimeve nga policia, trupi i M. M., rreth 20 vjeç, është gjetur rreth orës 05:15. Dyshohet se ai është goditur me mjet prerës, thikë, nga S. V., 29 vjeç, i cili raportohet se është larguar menjëherë pas ngjarjes.

 “Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad