Sunday, August 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Gjermania në 2022 një ulje të kuotës së shpenzimeve për mbrojtjen në...

Gjermania në 2022 një ulje të kuotës së shpenzimeve për mbrojtjen në NATO

0
44

Gjermania parashikon në 2022 një ulje të kuotës së shpenzimeve të saj në fushën e mbrojtjes në raport me PBB-në, njoftoi sot Ministria e Financave, duke mos iu përmbajtur premtimeve të bëra përballë kritikave amerikane. Berlini, ashtu si të gjithë shtetet anëtare europiane të NATO-s premtoi në 2014 se do t’i afrohej sa më shumë të jetë e mundur në dhjetë vite një buxheti të mbrojtjes që do të përfaqësonte 2% të PBB-së. Kjo kuotë do të vijojë nga 1,37% në 2020 në 1,25% në 2023 (1,29% në 2022), sipas planifikimit buxhetor 2019-2023, një informacion i siguruar pranë Ministrisë së Financave dhe pritet të prezantohet të mërkurën në Këshillin e Ministrave. Berlini pritet në këtë mënyrë të mos arrijë qëllimin e saj për t’i çuar këto shpenzime në 1,5% të PBB-së për 2025.

Zjarr Tv Ad