Zjarr Televizion Adccccc
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.
Po ashtu është rrëzuar kërkesa e Shoqatës Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë dhe ajo e ish-prokurorit Tomi Deda, për të qenë palë në proces.
Gjyqtari i çështjes vlerësoi se: “Veliaj ka interes të tërthortë, jo të drejtpërdrejtë, ndërsa bashkia konstatohet që nuk ka asnjë interes“.
Në një reagim të shkurtër kryebashkiaku Veliaj është shprehur: “Vendimi dihej, por e mori vesh mileti të vërtetën“.
Ish-prokurori Tom Dedaj pretendoi se ishte larguar nga puna për t’i hapur vend në sistemin e drejtësisë pikërisht Dados.






