Komisioni i Rithemelimit, ushtrues I kompetencave te Kryesisë së PD, do të mbledhë nesër Këshillin Kombëtar. Më datë 6 maj, janë thirrur në selinë blu 150 anëtarët e rinj të cilët u zgjodhën në Kuvendin e 30 prillit.
Referuar njoftimit zyrtar për mediat, bëhet me dije se qëllimi i mbledhjes përveç konstituimit të Këshillit Kombëtar, është dhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Komisioni i Rithemelimit duke se ka vendosur të përfshihet në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, pasi më herët ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur atë farsë dhe ka thënë se demokratët duhet ta bojkotonin.
MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR E DATËS 06.05.2022
– Komisioni i Përkohshëm I Rithemelimit, ushtrues I kompetencave te Kryesisë së PDSH dhe Kryetarit ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar në datën 6 Maj ora 18.00 ne Seline e PDSH.
– Qëllimi I mbledhjes, përveç konstituimit të K.Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
– Bazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet, gjithsesi Komisioni I Përkohshëm I Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite.
– Këshilli Kombëtar I PDSH është I vetmi organ I cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një çështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më I lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve.
– Bazuar në nenin 44 pika 4 e Statutit, në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar, zgjidhet edhe kryetari I këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative.




