Historia që fshihet pas statujës në stadiumin spanjoll

0
27

Humbi shikimin në moshën 54 vjeçare, por kurrë nuk e humbi pasionin e tij për futbollin. Ai bënte abonimin vit pas viti dhe nuk mungonte kurrë në ndeshjen e ekipit të tij të zemrës.

Bëhet fjalë për Vicente Aparicio, një tifoz i zjarrtë i Valencias. Aparicio vdiq para 2 vitesh, por deri në atë ditë “qëndroi” në shkallët e stadiumit “Mestalla”. Për këtë fakt, drejtuesit e Valencias kanë vendosur që t’i kushtojnë një statujë bronzi tifozit të tyre special.

Në prag të festimeve të 100 vjetorit të themelimit të klubit, pronari nga Singapori, Peter Lim ka menduar që Aparicio të jetë gjithmonë pranë skuadrës. Statuja prej bronzi do të qëndrojë në karrierën numër 164 në rrjeshtin 15. Ky ishte vendi që Aparicio qëndonte në ndeshjes si vendase të Valencias, ndërsa djali i tij i përshkronte ngjarjet që ndodheshin në fushë.

“Megjithëse ai dhe shumë të tjera të Valencianistas nuk janë më me ne, ajo e tij është një histori që ilustron pasionin e tifozëve që kanë për klubin. Është një ndjenjë e denjë për festë”.-thuhet në deklaratën për shtyp të Valencias.

A Valencia fan had his season ticket for years, he ended up going blind in his 50’s, but kept his season ticket because he wanted to feel the atmosphere at the games. When he passed away 2 years ago, the club put a statue of him in his seat, so he would forever be at the games

 

Zjarr Tv Ad