Homazhet për Dhimitër Anagnostin! Miq, kolegë dhe politika i japin lamtumirën e fundit kolosit të kinematografisë shqiptare

0
8

Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti. Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Në homazhe nuk kanë munguar as figurat e botës së politikës.

Presidenti Bajram Begaj mori sot pjesë në homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ai shoqërohej nga Zonja e Parë Amanda Begaj.

Kryeministri Edi Rama ka nderuar regjisorin Anagnosti, ku dhe la një mesazh në librin e kujtimeve. Kreu i qeverisë, në reagimin për ndarjen nga jeta, e cilësoi Anagnostin si babain e kinematografisë shqiptare.

Po ashtum edhe kreu i PD, Sali Berisha mori sot pjesë në homazhet në nder të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti.

“Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit.

Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve. Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij. Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike.

Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.

Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta”, tha Berisha.

Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Zjarr Tv Ad