I arrestuar për korrupsion, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

0
52

SPAK ka kërkuar pesë vite burg për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasën, që në sajë të gjykimit të shkurtuar do të konkludojë në 3 vite e 6 muaj heqje lire, në rast se pretenca pranohet nga GJKKO.

Hasa u prangos më 10 qershor 2021 për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një te liruar nga burgu.

Së bashku me të u arrestuan dhe oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Napolon Hodaj, arbitri i ndeshjeve të futbollit Qerim Ruçi si dhe dy “sekserët” Julian Zera dhe Emiljano Mirani.

Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK që çuan në pranga këtë grup të strukturuar kriminal, ishin disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u sekuestruan telefonat celularë, si dhe ju është kryer kontroll banesë, ndërsa prokurorit Hasa iu sekuestrua edhe kompjuteri i zyrës.

Zjarr Tv Ad