Për njërin prej banorëve të zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë të cilit i është prishur objekti, është mbyllur njëri hall, ai i kalimit të parave të kompensimit të pronës dhe i është shtuar një hall i ri pasi me marrjen e parave dhe largimin e mediave, është bërë shoqërimi i tij në komisariat.
Faxweb.al mëson se Mustafa Gjata pasi mori 202.5 milionë lekë, është shoqëruar për na ambientet e Komisariatit nr.2 të Tiranës, pasi gjatë përplasjes ka kundërshtuar punonjësit e rendit për të liruar objektin në pronësi të tij dhe që ishte planifikuar të shembej.
Nuk dihet nëse ndaj Gjatës do të merret ndonjë masë për të cilën duhet të vuajë dënim, ndërsa ai nuk është lajuar vetëm pak minuta pas kalimit të parave në llogarinë e tij, të shijojë faktin se nuk mbeti pa gjë nga kompensimi i pronës së tij.
Problemi i banorëve në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet është zgjidhur. Pas disa orësh, kanë rënë dakord dhe Bashkia i ka kaluar paratë e plota në llogari, 202.5 milionë njërës familje dhe 180 milionë familjes tjetër.
Paraditen e sotme patën përplasje pasi mbërritën fadromat në dyert e banesave dhe ankoheshin që nuk kishin marrë asnjë qindarkë për pronat dhe refuzonin të dilnin jashtë. Në zonën e “Vasil Shantos”, pritet të bëhet shembja e katër objekteve për projektin që bashkon rrugën “Tish Daija” dhe “Robert Shvarc”.
Paraditen e sotme pati përplasje të fortë mes tyre dhe policisë për këtë çështje. Një prej banorëve foli për kamerën e Fax News, duke thënë se prona e tij është vlerësuar me 202 milionë lekë të vjetra ndërsa në fillim i thanë se do i japin 20%, më pas i thanë se do i japin 100 milionë, por nuk kishin marrë asgjë.



