Thursday, April 23, 2026
Ballina LAJME “I ka dhënë të njëjtën pronë dy personave të ndryshëm brenda ditës”,...

“I ka dhënë të njëjtën pronë dy personave të ndryshëm brenda ditës”, Paloka denoncon me emra blerjen e votave në Durrës

0
71

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka, denoncoi sot me emra personat që janë përfshirë në shitblerjen e votave.

Mes emrave të denoncuar është edhe ai i deputetit Jurgis Çyrbja, i cili sipas Palokës, në 5 praktika të ngjashme, ka kryer mbivendosje pronash, duke i dhënë të njëjtën pronë brenda ditës dy personave të ndryshëm. Paloka tha se dokumentacioni i është dërguar SPAK, ku është depozituar edhe një kallëzim penal për deputetin në fjalë.

Ndërkohë, sipas nënkryetarit demokrat, i cili kryeson edhe listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit, po në SPAK janë depozituar kallëzimet penale për drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës që janë përfshirë në blerjen e votave, si dhe një seri shtetasit që duke shpërndarë para apo përmes kërcënimeve synojnë të tjetërsojnë vullnetin e votuesve.

Zjarr Tv Ad