Për të dytën ditë me radhë, inspektorët e IKMT kanë zhvilluar një aksion të paligjshëm në “Prestige Resort” në Golem. Edhe sot, që në orët e para të mëngjesit fadromat kanë tmerruar turistët, të cilët po pushonin në hotel.
Turistët janë detyruar të ndërpresin pushimet, pasi fadromat i janë afruar pishinës së fëmijëve. Ndërsa paligjshmëria e IKMT pritet të rinisë sërish nesër.
Ndërsa në përfundim të aksionit të sotëm, fadromat kanë kaluar mësipërmes turistëve, një situatë kjo aspak normale në sezon veror.
“Po punohej në pishinën VIP, por fadromat janë zhvendosur në pishinat ku turistët kanë qenë duke pushuar. Pushuesit janë larguar sapo fadroma nisi punën duke shkaktuar zhurmë dhe duke u ndërprerë pushimin.
E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe nesër.
Ajo çfarë është për tu çuditur është se e shtuna dhe e diela njihen si ditë pushimi, por këtu punohet me ritëm të paparë sepse gjatë të gjithë kohës makineritë nuk pushojnë.
Në pishinat e fëmijëve kishte shumë fëmijë dhe prindërit e tyre dhe sapo ka ardhur fadroma janë larguar në drejtim të hotelit, të frikësuar.
Turistë të shumtë janë duke filmuar fadromat të cilat në mes të sezonit turistik po ecin në bregdet. Kjo është një situatë jo normale. Pamjet publikohen në rrjetet sociale nga turistët e huaj dhe shqiptarë dhe kthehen në anti-reklamë për turizmin shqiptar”, ka raportuar gazetari i News24 Osman Stafa.




