Ilir Meta reagon menjëherë për Divjakën: SPAK të hetojë dhunën kriminale të ushtruar ndaj aktivistes së PD. Policia të arrestojë autorët

0
86

Presidenti Ilir Meta kërkon nga SPAK që të hetojë menjëherë ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë, ku një aktiviste e PD pretendon se është dhunuar nga shefi i Komisariatit sepse po filmonte një takim të PS.

Sipas Metës, Policia duhet të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.

I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata. Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim.

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

 

Zjarr Tv Ad