Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në Facebook pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta. Meta njofton me dhimbje të thellë lajmin e trishtë për të dhe familjen, ndërsa fton të gjithë miqtë dhe dashamirësit në ceremoninë e varrimit, e cila do të zhvillohet të martën, më 2 qershor, në orën 12:00 në Çepan të Skraparit. Meta njofton po ashtu se familja do të presë vizitat për ngushëllime më 3 qershor në Tiranë.
“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës. Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim”, shkruan Meta.




