Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën për marrjen e formularit tip për të nisur mbledhjen e 50,000 firmave për secilin ligj, me qëllim zhvillimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e Ligjit “Për investimet strategjike dhe “Për paketën e maleve”.
Në një komunikim për gazetarët, Lapaj u shpreh se nëse gjithçka shkon normalisht, referendumi mund të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
“Referuar kuadrit ligjor procesi referendar për shkak të përcaktimeve që X muaj para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve nuk mund të mbahet referendum, parë edhe zgjedhjet që po vijnë i bie që nëse shkon në rregull do të mbahet në vjeshtën e vitit tjetër.
Procesi i mbledhjes së firmave do jetë një proces gradual. Në total janë 100 mijë firma dhe qytetarët duhet të angazhohen nga çdo cep i vendit”, tha Lapaj.



