Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Iu përkushtua totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me...

Iu përkushtua totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama, Matilda Makoçi, një nga ikonat e kinematografisë tregon të pathënat

0
875

Një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi prej 37 vitesh është larg syve të publikut. Ajo ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama.

“Isha e detyruar të hiqja dorë sepse kështu na erdhën kushtet, prindërit i kisha të rinj, nuk mund të më ndihmonin që ta mbanin djalin Gregun, provova e çova diku në çerdhe, por nuk e përballonte ai, kështu që isha e detyruar ta mbaja vetë. Vitet ikën u ç’mësova me punën, ai ritmi i punës mu zbeh edhe kështu që u largova. Nuk më vjen keq, po nuk e ndjej mungesën e asaj kohe, më ka dhënë kjo koha tjetër, më ka marrë me vete”, shprehet Makoçi.

Edhe pse shpehet se nuk e ka marrë malli për kohën kur ishte një aktore e suksseshme, Matilda ndjen kënaqësi për rolet që ka luajtur dhe ndihet mirë kur i sheh ato. Por nëse ajo do të rikthehj sot në skenë, do ta bënte vetëm për një rol.  “Tashmë janë rolet e nënave por shikoj nga këto mundësi që ofron televizioni që prezanton aktorët e rinj, shikoj që ka shumë mobilizm të moshave të reja, edhe për mama, role të rriturish, edhe besoj se ndonjë rol dramatik klasik i teatrit shqiptar do ishte interesant”.-tha ajo.

Matilda Makoçi ka qenë ylli i viteve 80-90 i kinematografisë shqiptare, një nga aktoret më të vlerësuara të kohës, e cila hoqi dorë nga aktrimi për të mos iu rikthyer më. Ajo jeton me prindërit e saj në një apartament në Tiranë.

Zjarr Tv Ad