Kaos në Tiranë/ Ndërpritet transporti publik për 3 orë, qytetarët presin urbanët në stacione

Share

Transporti publik në Tiranë u ndërpre këtë mëngjes për tre orë, nga ora 05:00 deri në orën 08:00, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët që përdorin këtë shërbim për të lëvizur.

Në disa stacione autobusësh, qytetarë të shumtë janë parë në pritje të urbanëve, pa pasur mundësi të vijojnë udhëtimin gjatë orëve të pezullimit të shërbimit. 

Vendimi për ndërprerjen e transportit u mor nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027. 

Read more

Local News