Wednesday, April 22, 2026
Ballina Aktualitet “Kjo është për të vënë duart në kokë”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat...

“Kjo është për të vënë duart në kokë”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë për Shkodrën

0
830

Avokat Spartak Ngjela komentuar  zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën në 6 bashki të vendit. Sipas Ngjelës, Rama dhe Berisha e futën ‘në kurth’ Bashën në bashkinë e Durrësit. Ngjela e konsideron turp kombëtar në qoftë se kandidati i Berishës arrin të fitojë në Bashkinë e Shkodrës.

Diskutimi:

Pyetje: A mund të pritet një dorëheqje nga Basha, ose të paktën një retorikë pranuese e rezultatit të zgjedhjeve?

Ngjela: Duhet ta presim diçka të tillë, ç’na gjeti ne për 2 ditë. Do kuptojmë sesi do flasin palët dhe më pas do bëjmë interpretimin. Shkodra dhe Durrësi janë teste për zgjedhjet e ardhshme. Në Shkodër, do ketë krizë, ua thashë arsyen përse.

Nëse do kishin marrë pjesë socialistët do ishte ndryshe. Nëse ky dyshimi im në Shkodër rezulton i vërtetë, kjo është për të vënë duart në kokë. Rama e do Berishën se nuk ka vota. Nuk fiton kurrë PD me Berishën. Bashës i kanë përçarë partinë, le ta hiqnin por brenda strukturave jo me urdhrin e Saliut. Ky është turp kombëtar more, të dalë përballë Amerikës tani sepse është shpallur non-grata.

Zjarr Tv Ad