KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK, mbrojtje të shtuar për Altin Dumanin

0
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe disa prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve dhe Dritan Prençi, prokurori i cili po heton zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sipas informacioneve, vendimi u dha nga një komision i posaçëm në KLP dhe për këtë mbrojtje, janë renditur të dhëna që kanë lidhje me rrezikun e mundshëm, për shkak të dosjeve që kanë hetuar dhe kanë firmosur për to.

Ndërkohë, për shkak të detyrave që mbajnë, kanë ruajtje dhe eskortohen gjithashtu vetë kreu i SPAK Klodian Braho, kreu i gjykatës antikorrupsion Erjon Bani. Gjithashtu nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokrurorë të posaçëm për çështje që kanë nën hetim dhe shqyrtim, si prokurorja Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Vladimir Mara, etj.

Zjarr Tv Ad