Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Krimi në Kavajë, burri nga burgu në Gjermani kërkon të mësojë se...

Krimi në Kavajë, burri nga burgu në Gjermani kërkon të mësojë se çfarë ka ndodhur….

0
127

Krimi i rëndë që ndodhi në Kavajë ka tronditur mbarë opinionin publik. Dritan Haxholli, i cili hyri me forcë në banesën e ish të dashurës së tij, Marsida Qatja, mbeti i vrarë në vend nga polici i burgjeve Bledar Toçi.

Nga hetimet rezulton se Marsida Qatja është e martuar dhe me fëmijë. Bashkëshorti i saj ndodhet në Gjermani. Mësohet se burri i 30-vjeçares po vuan dënimin me burg në shtetin gjerman për drogë. Për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja, shkruan, tvklan.al.

Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi. Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar. Sikurse duket edhe nga pamjet brenda banesës, grila e derës së ballkonit nga ku kishte hyrë Dritan Hoxholli është e thyer, pllakat me gjak dhe sende të hedhura përtokë.

Sipas dëshmisë së Marsida Qatjas në polici, ish i dashuri Dritan Haxholli kishte shkuar në banesën e saj rreth orës 00:45 i armatosur me kallashnikov. Ai kishte hyrë me forcë nga dera e ballkonit duke thyer grilën. E frikësuar nga prania e Haxhollit, i cili e kishte telefonuar para se të shkonte, 30-vjeçarja njoftoi mikun e saj polic të burgut të Durrësit Bledar Toçin. Ky i fundit, si dhe dy komshinj të saj, kishin shkuar në banesën e kësaj të fundit për ta mbështetur.

Kur nga ballkoni hyri me forcë ish i dashuri Dritan Haxholli, aty u ndesh me policin Toçi. Pas debateve verbale, Haxholli qëlloi me kallashnikov policin duke e lënë të plagosur. Nga ana tjetër, Bledar Toçi u kundërpërgjigj duke e qëlluar me 4 plumba pistolete. Dritan Haxholli humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, Bledar Toçi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar nga policia për vrasje me dashje. Zyrtarisht Policia e Kavajës ka thënë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.

Zjarr Tv Ad