Monday, August 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kryemadhi tregon bisedën që pati me Yuri Kim, çfarë vlerësoi në veçanti

Kryemadhi tregon bisedën që pati me Yuri Kim, çfarë vlerësoi në veçanti

0
96

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka pritur në selinë e partisë, Ambasadoren e re të SHBA-së, Yuri Kim. Për gjithë ç’kanë diskutuar së bashku, Kryemadhi ka rrëfyer n?7 Fb:

” Sot kisha kënaqësinë t’i uroja një mandat të suksesshëm në Shqipëri, Ambasadores znj. Yuri Kim, si përfaqësuesja e aleatit tonë strategjik SHBA.

Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim.

Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendit t’i kthehet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë.

Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda jonë e integrimit.

Ndamë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare.

Vlerësova partneritetin strategjik me SHBA për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë.”

Zjarr Tv Ad