Wednesday, April 15, 2026
Ballina Aktualitet Kthjellime, reshje shiu dhe ulje temperaturash, mësoni si do të jetë moti...

Kthjellime, reshje shiu dhe ulje temperaturash, mësoni si do të jetë moti këtë javë

0
59

Periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me vranësira dhe shi. Thënë kjo pasi java që presim pëpra parashikohet kryesisht e paqëndruershme por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.

Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.

Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (ktjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.

Vijojmë me ditën e Mërkurë e cila parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të luët dhe mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.

Zjarr Tv Ad