Kuqezinjtë e skuadrave Europiane i bëjnë presion Turqisë: Jemi grup i bashkuar, marrin 3 pikët

0
24

Paraditen e sotme në ambjentet e stadiumit “Elbasan Arena” kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistët e Shqipërisë U-21, Kleandro Lleshi dhe Aristidi Kolaj, të grumbulluar për ndeshjen zyrtare në Turqi me datë 7 qershor dhe 2 miqësoret me Uellsin në vendin tonë në datat 9 dhe 11 qershor.

Kleandro Lleshi, në fjalën e tij ndër të tjera foli edhe për stërvitjen e përbashkët që ekipi kombëtar A zhvilloi me disa futbollistë të U-21, nën drejtimin e trajnerit Reja:

“Mikpritja e grupit ishte shumë e mirë, u ndjeva shumë komod. Të gjithë ishin me dëshirë dhe lojtarët shumë pozitivë. Sa i përket aktivizimit, i përket trajnerit. Unë kam për detyrë të stërvitem dhe të kryej detyrat që më takojnë, të tjerat ia lëmë kohës. Çdo gjë vjen me kohën, duke dhënë maksimumin tënd në çdo hap. Për ne ndeshja me Turqinë është shumë e rëndësishme pasi duhet të marrim rezultat, kjo vjen për arsye se kemi luajtur 2 ndeshje në këto eliminatore dhe nuk kemi marrë atë qe duhet sa i përket rezultatit. Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe shkojmë për fitore, pavarësisht kundërshtarit. Futbolli luhet 11 ndaj 11, ne kemi dhënë maksimumin por nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Për momentin luaj me Leganes B por kontratën e kam me ekipin A, shpresoj shumë shpejt t’i bashkohem, por është zgjedhje e trajnerit. “

Ndërkohë, Kolaj u shpreh: “Ne jemi një skuadër kombëtare shumë e bashkuar dhe po shkojmë në ndeshjen e Turqisë, për të marrë një fitore. Në Itali luaj me ekipin e Sasuolos U-19, kam bërë mirë në kampionat dhe për tu stërvitur stërvitem me ekipin A. Jam grumbulluar edhe për ndeshje miqësore të kombëtares dhe jam ambjentuar me shokët e ekipit.”

 

Zjarr Tv Ad