Monday, May 25, 2026
Ballina Aktualitet Kurban Bajrami 2026, ja ku do të falen besimtarët myslimanë

Kurban Bajrami 2026, ja ku do të falen besimtarët myslimanë

0
22

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se falja e Kurban Bajramit do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 27 maj 2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas programit zyrtar, aktiviteti do të nisë në orën 06:00 me hapjen e programit, për të vijuar me lexim Kurani nga Hafiz Enes Hyka në orën 06:05. Më pas, në orën 06:10, besimtarët do të përshëndeten nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, ndërsa në orën 06:20 do të mbahet një ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica.

Falja e namazit të Bajramit do të kryhet në orën 06:30, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH-së, ndërsa hutbeja e Bajramit do të mbahet në orën 06:35 nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:

* 06:00 – Hapja e programit
* 06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
* 06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
* 06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica
* 06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së
* 06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja

Zjarr Tv Ad