Monday, April 27, 2026
Ballina Aktualitet Largohet nga intervista, UEFA thërret për t’i bërë surprizën Hysajt në fund...

Largohet nga intervista, UEFA thërret për t’i bërë surprizën Hysajt në fund të ndeshjes!

0
68

10 shtatori i vitit 2019 do të mbahet mend gjatë edhe Elseid Hysaj, i cili me shiritin e kapitenit në krah shënoi golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare pas 50 ndeshjesh.

Me lënien në stol të kapitenit Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Napolit u fut në fushë me fashën e kapitenit, e cila siç edhe ai deklaroi gjatë konferencës zyrtare, i sjell fat.

Menjëherë pas ndeshjes, Elseid Hysaj, pasi ka folur për mediat, në këtë rast për “Supersport”, teksa e prisnin te RTSH, u lajmërua se u kërkua nga anti-dopingu, për të bërë provën e urinës.

Por, mbrojtësi shqiptar ishte i përzgjedhuri rastësor në fund të takimit për të kryer testin anti-doping nga UEFA.

Zjarr Tv Ad