Ende pa i shkuar afër gjendjes për të rrëzuar pushtetin aktual, së fundmi kudo ka qarkulluar emri i shkrimtares Lea Ypi si kryeministrja e qeverisë teknike në Shqipëri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lea Ypi sqaron fillimisht se nuk ka pasur ndonjëherë festë zyrtare ndërsa shton se këto janë theshetheme janë kthyer si një “big brother” i politikës.
Shkrimtarja nënvizon se një propozim i tillë nuk mund të vijë përpara një akademiku që kurrë nuk ka qenë i përfshirë në sferën politike vendase, e aq më tepër të jetë i gatshëm t’i parashtrojë popullit një program qeverisës.
“Për mua këto janë si big briother i politikës. Si mund ti vijë një gjë zyrtare një akademiku që nuk është marrë kurrë me politikë në Shqipëri, nuk ka bërë asnjë ditë politikë, nuk është angazhuar me asnjë parti politike.
Për mua është pjesë e diskutimit të big broither-it të politikës. Është ë rëndësishme që njeriu të shmangë diskutimet në këtë nivel individual, sepse demokracisë shqiptare nuk i ndihmon duke përmendur vazhdimisht emra.
Të vijë një fluks nga diaspora është interesante por duhet të jetë politikë e një partie, pjesë e një vizioni për Shqipërinë në të ardhmen që i duhet paraqitur qytetarëve shqiptarë me një program. Jetojmë në demokraci jo në monarki absolute, shpresoj që jetojmë.
Ftoj analistët, gazetarët, politikanët mos të mendojnë për politikën me këto lloj përkufizimesh, sepse e dëmton shumë demokracinë shqiptare”, u shpreh akademikja Lea Ypi.
Këto hamendësime janë komentuar dhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili u shpreh se Lea Ypi është një shkrimtare e njohur, por që nuk kishte dijeni të mëtejshme së për çfarë bëhej fjalë.
Ideja e të pasurit një qeveri teknike është lobuar fuqishëm nga partitë opozitare që pas zgjedhjeve të 11 majit. Të shumta janë protestat e zhvilluara përballë kryeministrisë apo dhe në parlament, por ajo çka ka rënë në sy ka qenë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në tubime.



