Gjobiten administratori i një call center-i dhe i një lokali në Durrës.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në subjektin call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z, u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.
Ndërkohë lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë pasi nuk kishte respektuar urdhrin për mbylljen.
Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.




