Monday, April 20, 2026
Ballina LAJME Lumi Vjosa del nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura të...

Lumi Vjosa del nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura të shiut, përmbytet një pjesë e tregut të gjësë së gjallë

0
81

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumin e Vjosës, e për pasojë edhe daljen e lumit nga shtrati.

Lumi ka devijuar rrjedhën në afërsi të Urës së Mifolit, teksa është përmbytur një pjesë e tregut të gjësë së gjallë në Vlorë.

Kujtojmë se më herët deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin duke njoftuar se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në zonën e Çermës së Sipërme, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Zjarr Tv Ad