Ish-deputeti Lefter Maliqi, me anë të një video në rrjete sociale, premton se do bëjë ndryshime të mëdha në Kuçovë duke nisur nga heqja e tenderave korruptivë dhe kthimin e Bashkisë Kuçovë në funksion të qytetarëve.
Ai premton se Kuçova do të kthehet në një kantier të madh ndërtimi dhe në një shembull për qarkun e Beratit dhe gjithë vendin.
“Edhe 1 vit na ndan nga fitorja e madhe – fitorja e ndryshimit, zhvillimit dhe transformimit të Qytetit të naftëtarëve, aviatorëve dhe intelektualëve. Kuçova do të kthehet në një kantier të madh ndërtimi dhe në një shembull për qarkun e Beratit dhe gjithë vendin.
S’ka forcë që na ndal!
Të majtë e të djathtë, të bashkuar për qytetin tonë – Bashkia do t’u kthehet qytetarëve.
Fjala – fjalë. Besa – besë. Koha për vepra, shërbime dhe investime reale.
Për një Kuçovë më të bukur, më të pastër, plot dritë dhe gjallëri!”- tha Maliqi.




