Tregtarët e tregut të madh të fruta-perimeve në qytetin e Vlorës kanë protestuar paraditen e kësaj të hëne, përpara Bashkisë së Vlorës, pas mbylljes së tregut në qendër të qytetit.
Mbyllja e tij vjen në kuadër të një projekti rehabilitimi të zonës pranë Sahatit, pjesë e planit për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit.
Gjatë protestës, tregtarët janë shprehur, se nuk janë kundër rehabilitimit të tregut, por kundërshtojnë mungesën e një zgjidhjeje konkrete për vijimin e aktivitetit të tyre. Tregtarët theksojnë, se autoritetet lokale nuk u kanë ofruar një hapësirë të përshtatshme ku të ushtrojnë tregtinë gjatë periudhës së punimeve.




