Masakër mbi pyjet e Shkodrës, kapen natën 8 kamionë të ngarkuar me dru

0
34

Policia e Shkodrës dhe Inspektoriati i Mjedisit vazhduan mbrëmë operacionin “Alpet”, i cili ka nisur që në shtator. Dje u bllokuan 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë në fshatin Domen, Postribë, që po e transportonin.

Policia e Shkodrës me Inspektoriatin e Mjedisit po  vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkoder, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person. Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Më herët, nga Policia e Shkodrës qenë sekeustruar 30 m3 lëndë drusore dhe qenë proceduar penalisht 4 shtetas, por u proceduan për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të bashkisë Shkodër dhe bashkisë  Malësi e Madhe.

 

Zjarr Tv Ad