Disa demokratët kanë zgjedhur të ulën në “tavolinën e dialogut” para kryeministrisë për të bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. Kjo tavolinë është nxjerrë nga kryeministri Edi Rama si një hapësirë për dialogun me studentët.
Të ulur përreth saj, demokratët kanë artikuluar thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke iu bashkuar kështu kërkesës së studentëve për dorëheqjen e tij. “Qeveri e krimit”, dëgjohet një tjetër thirrje e protestuesve.

