Më 24 qershor vendimi, Tahiri: Çmimi i jetës time nuk kalon nga çmimi i karrierës tuaj

0
376

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shpallë më 24 qershor vendimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin me 12 vite burg për dy ish zyrtarët ndërsa avokatët kërkuan pafajësi.

“Tani do të flasë gjykata” u shpreh Tahiri pasi doli nga Gjykata.

Nuk e fsheh sikletin për këtë situatë ku vijon të ndodhet por vijon të jetë i bindur se ka bërë detyrën shumë mirë dhe do i shkojë deri në fund.

Saimir Tahiri: Ne folëm dhe tani do të flasë gjykata. Nuk ja vlen të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim që është bërë qesharake. Nuk ka ndryshuar asgjë, e njëjta gjë. Nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë i akuzuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi dhe që kam dhënë mandatin e deputetit për tu përballur me drejtësinë, mund të vija këtu si deputet dhe të më shihnit të enjten në parlament duke bërë ndonjë sherr. Rëndësi ka që para të gjithëve jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës sime gjënë e duhur, jo vetëm për akuzat e prokurorisë por dhe akuzën që më ngjiti gjykata, akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të jeni të bindur se e kam bërë më mirë detyrën se kushdo nga ata që ishin dhe ata që janë.”

Tahiri deklaroi se do e pranonte vendimin e gjykatës cilidoqoftë ai por kishte dhe një mesazh

“Do ta pranoj pa asnjë diskutim si një vendim gjykate dhe një vendim  gjykate është për tu pranuar dhe për tu zbatuar, sa të drejtë do ta quaj apo jo të shoh vendim dhe të flas. Unë di raportin tim me të vërtetën dhe të drejtën, kjo nuk kalon as nga prokurori dhe as nga gjykata.

Pyjeta: A vazhdoni të keni të njëjtin opinion për prokurorët se kanë montuar provat?

Saimir Tahiri: “Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre.”

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë si dhe konkluzionet e mbrojtjes.

Ish-ministri, Saimir Tahiri ishte në gjykatë së bashku me avokati i tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim. Seanca qe u mbajt mesditen e 11 qershorit 2020 zgjati mbi 5 ore.

Gati 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi i Shkalles se Pare u konvertua ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.

Zjarr Tv Ad