Friday, April 17, 2026
Ballina Aktualitet “Më kërkoi të jepja dorëheqjen”, Berisha zbulon bisedën pas dyerve të mbyllura...

“Më kërkoi të jepja dorëheqjen”, Berisha zbulon bisedën pas dyerve të mbyllura me Alibeajn: Sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet

0
92

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar në një takim me qytetarët e Tepelenës, paraditen e kësaj të diele, ku nuk munguan thirrjet e zakonshme ‘o Sali o hero, Tepelena ty të do’.

Berisha zbuloi para demokratëve dhe komunikimin me Enkelejd Alibeajn, gjatë ditës kur Komisioni i Rithemelimit hyri në seli. Ish-kryeministri u shpreh se Alibeaj kishte deklaruar se me një non grata në krye, PD nuk do të kthehet në pushtet.

Krejt të kundërtën pretendon Berisha, duke u rikthyer pas në kohë, në vitin 1997, ku sipas tij askush nuk e besonte që PD do të vinte në pushtet, gjë e cila ndodhi në 2005.

Sali Berisha:

Miq kreu i PD dha dorëheqjen, unë ju them ju, që asnjë demokrat që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo në një tjetër ish-kryetarin, nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 Shtatorit, pasi ai nuk pyeti asnjë njeri, asnjë forum, nuk pyeti statutin. Askush nuk ka të drejtë të akuzoj tjetrin për këtë.

Ju e shihni, dje po hiqeshin dyert, a e kuptoni miq, që e ardhmja ishte me dhjetra tonë bunkerë, a ishte normal apo jo ai që e bëri unë nuk e di këtë, por ai dha dorëheqjen. Selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë aty është, jeni të ftuar të vini.

Unë vlerësoj frymën e pajtimit në bazë, e cila ekziston edhe në qendër, por me ndonjë problem të vogël. Unë para se të dilja takova palën tjetër, dhe këto fjalë u thashë dhe atyre, por që të jemi të hapur, në dialogun që pata me Alibeajn, më thotë që ‘me ty non grata nuk fiton PD’, i them shiko: edhe në ’97-tën nuk kishte njeri që besonte se ne do të fitonim, por ja që fituam. Erdho 2005 dhe ne e ndryshuam Shqipërinë si kurrë më parë.

Unë betejën më të madhe në projektin TAP  e kam pasur me Rusinë, fati juaj i mirë është që nuk ka qenë Edi Rama në pushtet, si do të merrnim ne gaz rus? Ai është toksik.  Ju e mbani mend trojkën e ambasadorëve që në vitin 1998 kërkuan që unë mos të kandidoja, dhe unë nuk ju binda atyre.

Vitet e ardhshme do të jenë edhe më të suksesshme, këtë debat që e bëj këtu me ju, e kam bërë dhe me Enkelejdin, edhe me Gaz Bardhin, do ta bëja edhe me Lulzim Bashën, pasi ai është deputet i grupit parlamentar, po çdokush prej tyre duhet të përshtatet me kërkesat e demokratëve. Sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet kundër këtij regjimi, që duhet ti ketë orët e numëruara.

Zjarr Tv Ad