Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor kanë hyrë në Shqipëri rreth 69 mijë shqiptarë nga Kosova, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i tyre ishte rreth 93 mijë. Po kështu, rënie ka shënuar edhe muaji tetor ku kanë hyrë afro 15 mijë shtetas më pak se tetori i 2017-ës. Në total, në dy muaj janë 40 mijë shtetas më pak krahasuar me vitin e kaluar. INSTAT sqaron gjithashtu se nga periudha janar-nëntor 2018 në Shqiëpri kanë hyrë afro 5.6 milionë shtetas.




