Anëtari i Këshillit Demokratik të PD, Shpërim Murrizi tha se është ndeshur edhe me komente negative nga njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale. Murrizi tha se ai sheh më tepër një rikthim të PD-së sesa rikthim të Murrizit.
“Kam pa komentues që kanë emra qensh dhe emra femrash ose e kundërta e thonë ja do të paguhen prapë kta, kujtojnë se jemi. Jam rikthyer.
Është rikthyer partia në korsi të dfrejtë. I përkas që nga 90. Surprizë do të ishte po të kisha vajtur te PS, siç erdhi Islami te PD. Unë s’ka votuar asnjëherë PS. Është krijuar një farë ideje e një qytetaria fallco, o bijtë o kopilat e bllokun. Unë kënaqen kur them që jam nga fshati dhe të më kuptojnë njerëzit. Shoh një rikthim të PD se rikthim të Murrizit”, tha ai.
Murrizi tha se janë 23 deputetë të PD që nuk janë anëtarë partie. Ai shtoi gjithashtu se të ishte në dorën e tij ai s’do të zgjidhte nja 20 anëtarë të Këshillit Kombëtar pasi kanë qenë arrogantë dhe janë perceptuar edhe si hajdutë.
“Kur është bërë anëtare partie Gjermarkaj, Flutura. Unë jam shpallur armik. Kam folur dhe kam thënë që mund të jesh deputet. Jo më kot mora shembullin e Kaç Islamit. Më thuaj një votë që kishte Kaç Islami nga demokratët. Islami e ka lënë mandatin në 2017. Ka ardhur në 2013 e iku në 2017.
Po të zgjidhen nga vota e qytetarëve i heq kapelen secilit prej tyre.
Unë mbaj mend deri në 2005 kishte Kuvend burrash. Disa miqtë e mi studentë të dhjetorit më tha sa mirë po takojmë njerëz në sallë.
Unë kam qenë deputeti i fundit i Vorio Epirit. Në këtë kuvend pashë njerëz që i kam parë dhe 2001, 2002. Demokratët e pushtetit bijnë që ngrohet koha marrin pushtet dhe sa keqësohet koha ikin. 22-33 veta të Këshillit Kombëtar nuk do i votoja. Ish drejtorë që ishin arrogante dhe 2009-2013 por edhe që futën dhe içik dorën në xhepa. Nuk ka nevojë PD që në perceptimin e opinionit ishin harbutë dhe të etiketuar si hajdutë. Nga 150 anëtarë të KK unë nja 20 nuk i fusja. Unë i kam dalë Berishës kundër në 1994. Edhe unë s’e kam çuar ndërmend. Drejtorë të përgjithshëm, drejtorë rajonalë . Qeverisja më e mirë ka qenë 2005-2009. U ngritën rrogat, u futën brenda grupet kriminale.
Unë kam vajtur në Kuvend në statusin e të ftuarit dhe kam pranuar të jem pjesë e listës, pas një takimi me Berishëb. Nuk e di si është votuar. Po të kisha fletë votimi nuk do i votoja janë njerëz apatikë, por kështu mund të mendojnë dhe ata për mua. Besoj që këta nuk më kanë votuar. Nga 150, 20 janë pak. Pjesë që vijnë pa pasur një të kaluar. Ma gjej seksionin se ku është pranuar si anëtarë partie Jorida, Gjekmarkaj. Unë thoja në Parlament vjet, që ju qeverisni bashkë”.




