Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili postoi një video në Facebook ku tha se ishte duke biseduar me Metën në ambientet e burgut “Jordan Misja”, kur ai mori vesh lajmin e hidhur.
“Ai tregoi një vetëpërmbajtje për t’u admiruar”, tha Cakrani. “Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezentë. Më la një shije shumë të hidhur që skam për ta harruar kurrë këtë moment. Gjithsesi ngushëllime Presidentit z. Ilir Meta për humbjen e njeriut të dashur”.
Për këtë arsye, ish-presidenti Meta ka kërkuar leje për të dalë nga qelia, për të marrë pjesë ne ceremoninë mortore.
Burgjet kanë miratuar lejen e daljes për Metën dhe do ta shoqërojnë nesër për në Çepan, Skrapar, ku do të zhvillohet ceremonia.




