Wednesday, June 10, 2026
Ballina Aktualitet Ngjarja e rëndë në Gjirokastër, humb jetën i mituri teksa po lahej...

Ngjarja e rëndë në Gjirokastër, humb jetën i mituri teksa po lahej në pishinë

0
22

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një ngjarje të rëndë të regjistruar rreth orës 10:00.

 I mituri është identifikuar si A.Peçi.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i mituri mund të jetë ndikuar nga uji i ftohtë, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Zjarr Tv Ad