Pedagogu Aleksander Petri ka mbajtur fjalën e tij në protestën e zhvilluar ditën e sotme para universitetit politeknik të Tiranës.
Petri ironizoi qeverinë duke thënë se rrugës për në protestë ngriti kokën lart për të parë nëse është ngritur ndonjë nga satelitët për të cilët po investohet qeveria.
Ai u shpreh se nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre për rritje page, në datë 17 tetor që shënon edhe nisjen e vitit të ri akademik nuk do të paraqiten në auditore.
“Rektori i universitetit të Tiranës ka ftuar në orën 11: 00 të gjithë dekanët se do të na bëjë karshillëk ne. Rrugës kur vija ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat.
Mund ta bëjë 25 është i mirëpritur jo 50 brenda vitit. Nëse e bën 75 ne nuk e kundërshtojmë. Ne 20 ditë pritëm.
Do presim dhe 13 ditë të tjera dhe në datë 17 ne nuk do të hyjmë në auditore për të filluar vitin e ri shkollor. Ne e kishim vendosur podiumin atje por e ulëm sepse këtu nuk ka drejtues. Jemi një grup i vockël që kemi bërë organizimin”, tha ai.




